Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Veseli takoi ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kryetarin e PD-së, Lulzim Basha

E Mërkure, 12.09.2018




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga zv/kryeministrat Fatmir Limaj e Dardan Gashi, ka zhvilluar takime të ndara me ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha dhe kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Në këto takime u diskutua për zhvillimet aktuale politike në të dyja vendet, me theks të veçante për procesin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë dhe arritjen e marrëveshjes përfundimtare.

Kryeparlamentari Veseli tha se te Sali Berisha Kosova gjithëherë ka gjetur mbështetësin e madh e të parezervë, gjatë rrugëtimit të saj për liri, pavarësi dhe shtetndërtim.

Duke folur lidhur me procesin e dialogut me Serbinë, Veseli tha se Kosova është shtet i pavarur sovran dhe se askush nuk mund ta ndajë atë e as të bëjë 'Rpublikë Serbe' brenda saj.

"Nëse jemi bashkë, pozitë opozitë, nuk mund të na sfidojë askush. Kemi nevojë për unitet. Në dialog me Serbinë shkojmë me jo nga dashuria, por nga pragmatizmi. Kuvendi i Ksoovës do të jetë vendi ku në mënyrë transprente do të ndërtohet platforma nacionale e ballafaqimt me Serbinë, pa cenim territori, me sovranitet dhe integirtet territorial, siç e kemi shpallur pavarësinë më 2008, dhe pa 'Republika serbe'", theksoi kryeparlamentari Veseli.

Veseli tha se Kosovës i duhet konsenusi dhe platform platforma nacionale, e cila, sipas tij, ka vetëm një rezultat: Kosova në OKB.

"Kosova nuk ka çfarw të japë, por as nuk dëshiron të marrë diçka nga të tjerët. Standardet që i kemi ndërtuar për serbët në Kosovë, të aplikohen njëtrajtshëm nga Serbia edhe pwr vëllezërit tanë në Luginë", tha kreu i Kuvendit, Kadri Veseli.

Ish-kryeministri Sali Berisha, ndërkaq, tha se dialogu dhe marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë janë të një rëndësie të madhe, jo vetem midis këtyre dy vendeve, por për rajonin në tërësi.

"Ndaj mendimin se integriteti territorial i Kosovës dhe sovranitetit nuk janë dhe nuk mund të jenë në asnjë rrethnë çështje diskutimi. Askush nuk ka të drejtë ligjore as kombëtare të hapë diskutim për çështjen e kufijve të Kosovës. Denoncoj me forcën me të madhe përpjekjet e Beogradit për të krijuar të struktura të ngjashme me ‘Republika Srpska' në Kosovë. Ky është mekanizëm i shpifur i Beogradit për destabizilim. Thirrja ime për të gjitha partitë është që të ulen se bashku në shembullin më të mirë te Vjenës, të votojnë ne Parlament kornizën e këtij diskutimi dhe të krijojnë delegacionin e përbashkët. Kosova meriton që të votojë së bashku një kuadër ligjor, i cili nuk do të kundërshtohej nga askush më", theksoi Berisha.

Po ashtu, Berisha dënoi ashpër gjuhën e presidentit serb Vuçiq, gjatë qëndrimit të tij ne Mitrovicë.

Edhe zv/kryeministri Limaj shtroi nevojën e ndërtimit e grupit të unitetit dhe qëndrimit unik të Kosovës në këtë proces.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, theksoi se Kosova duhet të jetë bashkë në këtë proces dhe nuk mund të bëjë lëshime në çështjet e sovranitetit dhe të konceptit unitar të shtetit.

"Në këtë kohë sfidash për Kosovën dhe rajonin, zgjidhja është tek bashkimi i faktorit politik dhe qëndrimi i forcave politike në Kosovë për të shërbyer interesit kombëtare dhe interesit të popullit të Kosovës, mbi parimet e integritetit tërritorial, pacënueshmërisë së kufirit dhe përcaktimit të qartë të Kosovës për të ardhmen e saj si anëtare e NATO-s dhe BE-së. Ne shpresojmë se dialogu Kosovë Serbi mund të bazohet vetëm në realitetin e njohur botërisht", theksoi Basha.

Kryeparlamentari Veseli takoi ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kryetarin e PD-së, Lulzim Basha Kryeparlamentari Veseli takoi ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kryetarin e PD-së, Lulzim Basha Kryeparlamentari Veseli takoi ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kryetarin e PD-së, Lulzim Basha Kryeparlamentari Veseli takoi ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kryetarin e PD-së, Lulzim Basha Kryeparlamentari Veseli takoi ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kryetarin e PD-së, Lulzim Basha