Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri

E Enjte, 02.08.2018




Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, kryesuar nga nënkryetari i parë Rexhep Selimi, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës (e fundit në sesionin pranveror), në të cilën shqyrtoi Raportin e Punës së Komisionit.

Po ashtu, në këtë mbledhje, anëtarët e Komisionit diskutuan edhe për planet dhe aktivitetet e tjera që do të zhvillojë Komisioni gjatë sesionit vjeshtor.

Lidhur me punën gjatë sesionit të kaluar, komisioni vlerësoi se janë përmbushur aktivitetet e parapara në Planin e Punës, ndërkaq u theksua se gjatë kësaj kohe Komisioni ka shqyrtuar disa projektligje dhe ka mbikëqyrë zbatimin e disa ligjeve në fuqi, brenda fushëveprimit së tij.

Për sa i përket bashkëpunimit me ministritë, fushë veprimtaria e të cilave mbikëqyret nga Komisioni, u vlerësua se ato paraprakisht duhet të njoftojnë Komisionin lidhur me aktivitet e tyre rreth temave me interes te përbashkët.

Komisioni diskutoi edhe me gjendjen e sigurisë ne trafik.

 

 

Nga mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri