Lajmet e fundit
Të enjten dhe të premten Kuvendi hap dyert për bashkatdhetarët
E Enjte, 02.08.2018
Të enjten dhe të premten, përkatësisht më 2 dhe 3 gusht 2018, nga ora 10:00 - 15:00, në Kuvendin e Republikës së Kosovës mbahet aktiviteti, tashmë tradicional, "Bashkatdhetarët në Kuvend".
Gjatë këtyre dy ditëve, Kuvendi do të jetë i hapur dhe mirëpret të gjithë mërgimtarët të cilët dëshirojnë ta vizitojnë ndërtesën e institucionit më të lartë legjislativ.