Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike

E Marte, 31.07.2018




Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, në mbledhjen e sotme, të drejtuar nga Driton Selmanaj, kryetar, shqyrtoi raportin e Auditimit për KRU Hidroregjioni Jugor Sh.A Prizren për vitin 2017. S

Anëtarë të komisionit kërkuan shpjegim nga përfaqësuesit e Kompanisë për humbjet e mëdha në rrjetin e ujit, ndërsa ngritën shqetësimin për faturimin paushall.

Auditori i brendshëm, Ymridin Syljemani, nga ana e tij, paraqiti strategjinë që mendohet se do të zvogëlojë humbjet në ujë.

Më pas ai foli edhe për investimet në sistemin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit.

"Fokusi i donatorëve ka qenë në zgjerimin e rrjetit nëpër zona rurale dhe ka pasur mjete financiare të mjaftueshme gjatë vitit", shtoi Sylejmani.

Ai foli edhe për detyrimet që ka kompania, të cilat, sipas tij, është e pamundur të mbulohen nga mjetet e donatorëve, për shkak se janë të orientuara në projekte tjera.

Komisioni, duke u mbështetur në raportimet ZKA-së të Auditimit, të cilat janë bërë për komunat e Kosovës dhe rezultatet e dëgjimit publik të mbajtur nga komisioni me datën 25.07.2018, ka nxjerrë disa rekomandime për ministritë e linjës: Ministrinë e Financave, Ministrinë e Administratës Publike dhe Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

 

Nga mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike