Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike
E Marte, 24.07.2018
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, në mbledhjen e radhës të mbajtur sot, ka shqyrtuar dhe ka dërguar në seancë për shqyrtim të mëtutjeshëm, Raportin e Auditimit për KRU Prishtina Sh. A. për vitin 2017.
Komisioni u kryesua nga Driton Selmanaj, kryetar i komisionit.
Përfaqësuesit e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit "Prishtina", kanë paraqitur raportin para anëtarëve të komisionit, duke dhënë vlerësimet e tyre lidhur me të arriturat dhe mangësitë e kësaj kompanie, gjatë viteve të fundit, ndërsa deputetët, nga ana e tyre, kanë adresuar pyetje lidhur me të gjeturat e Auditorit.