Lajmet e fundit

Seanca e re plenare

E Hënë, 23.07.2018




Kuvendi i Republikës së Kosovës, mbajti seancë të re plenare, e cila u kryesua nga Kadri Veseli, kryetar.

Seanca filloi me propozimin e kryetares së Komisionit për Integrime Evropiane, Blerta Deliu-Kodra, për futjen në rend dite të këtyre dy pikave: ratifikimi i Marrëveshjes ndërmjet Kosovës me BE-në mbi pjesëmarrjen e Kosovës në programin "Evropa për Qytetarët" dhe ratifikimi i Marrëveshjes Financiare për IPA 2017, me procedurë të përshpejtuar.

Seanca vijoi me deklarime jashtë rendit të ditës, ndërsa në pyetjet e deputetëve u përgjigjën anëtarët e kabinetit qeveritar: Ramush Haradinaj, kryeministër, Uran Ismaili, ministër i Shëndetësisë, Bedri Hamza, ministër i Financave, Shyqiri Bytyqi, minstër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Pal Lekaj, ministër i Infrastrukturës, Kujtim Gashi, ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, si dhe Enver Hoxhaj, zëvendëskryeministër.

Seanca do të vazhdojë të enjten në ora 10:00.

Seanca e re plenare