Lajmet e fundit

Një delegacion i Forumit për Transparencë po merr pjesë në Samitin për Hapje dhe Transparencë, në Gjeorgji

E Mërkure, 18.07.2018




Një delegacion i Forumit për Transparencë Parlamentare të Kuvendit të Republikës së Kosovës, i kryesuar nga Zenun Pajaziti, kryetar i këtij forumi, po merr pjesë në punimet e Samitit global për Hapje dhe Transparencë, nikoqire e të cilit është Gjeorgjia.

Punimet, të cilat zgjasin nga 17-19 korrik 2018, po i ndjekin pjesëmarrës nga 192 shtete të botës dhe rreth 900 organizata të shoqërisë civile.

Qëllimi i samitit është shkëmbimi i përvojave midis qeverive dhe organizatave të shoqërisë civile në promovimin e qeverisjes së hapur dhe transparente, si dhe bashkepunimit në mes të institucioneve.

Theks i veçantë i është dhënë hapjes së të dhënave dhe lidhjes midis transparencës dhe SDG-ive (OZHQ-ve).

Kjo është edhe një mundësi shumë e mirë për deputetët e Kuvendit për të ndarë përvojat me përfaqësues të shteteve të tjera.

Kuvendi i Kosovës është në mesin e pak shteteve që ka adaptuar Deklaratën globale për hapje dhe transparencë, si dhe miratuar Planin e veprimit për transparencë 2016 - 2020. Njëkohësisht, Kuvendi është drejt procesit të anëtaresimit të saj në këtë organizëm.​

Një delegacion i Forumit për Transparencë po merr pjesë në Samitin për Hapje dhe Transparencë, në Gjeorgji