Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Administratë Publike...

E Mërkure, 11.07.2018




Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, në mbledhjen e sotme, të drejtuar nga Nait Hasani, kryetar, ka shqyrtuar Projektligjin për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës se paluajtshme të komunës, në procedurë për miratim në parim.

Projektligji është shqyrtuar me procedurë të përshpejtuar, me shmangie nga Rregulloja e Kuvendit, me kërkesën e kryeministrit të datës 9 korrik 2018, me numër të protokollit 1009/2018.

Qëllimi i miratimit të projektligjit është dhënia në shfrytëzim e pronës komunale, me qëllim të shfrytëzimit më të mirë të resurseve komunale, për t'i shërbyer qytetarëve dhe krijimit të kushteve për zhvillim të qëndrueshëm.

Komisioni miratoi në parim projektligjin dhe në seancën e radhës do të jetë pikë shtesë e rendit të ditës.

Gjithashtu, komisioni ka shqyrtuar Projektligjin për lirinë e asocimit në OJQ, pikërisht vërejtjet e dhëna nga grupet e interesit për nenet 35, 36 dhe 37.

Lidhur me këtë, komisioni vendosi që të shqyrtojë përsëri propozim-ndryshimet e hartuara, bashkë me vërejtjet e dhëna për disa nene përkatëse, me qëllim të harmonizimit të tyre.

 

Nga mbledhja e Komisionit për Administratë Publike...