Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Bujqësi...

E Marte, 10.07.2018




Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Ruaral, Mjedis e Planifikim Hapësinor, mbajti mbledhjen e rregullt të kryesuar nga Daut Haradinaj, kryetar, në të cilën ishte i ftuar ministri i Bujqësisë, Nenad Rikallo, për të raportuar lidhur me dëmet e fundit në Kosovë nga reshjet e shiut.

Ministri Rikallo para anëtarëve të komisionit deklaroi se edhe gjatë këtyre ditëve ka pasur reshje shiu, nga të cilat janë shkaktuar dëme të mëdha, ndërkaq për vlerën e dëmeve reale ai tha se do të kuptohet pas vlerësimeve që do t'i bëjë komisioni i ministrisë. Rikallo tha se do të bëjë një kërkesë në qeveri lidhur me ndarjen e mjeteve nga rezervat e shtetit për të ndihmuar bujqit në të gjitha rajonet e vendit.

Në vijim Rikallo theksoi nevojën e rishikimit të buxhetit për të parë se me çfarë mjetesh do të mund të kompensohen dëmet e shkaktuara.

"Në vitin 2018 të gjitha komunat kanë pasur dëme materiale nga të reshurat dhe kanë paraqitur kërkesat për kompensim, ndërsa në Komunën e Rahovecit dëmet janë shumë më të mëdha", tha Rikoallo.

Lidhur me sistemim e mbrojtjes nga breshëri, Rikallo tha se ministria është duke bashkëpunuar me një organizatë zvicerane, përmes se cilës po përpiqen ta vendosin si model edhe në Kosovë.

Anëtarët e komisionit shtruan një varg pyetjesh dhe ngritën shqetësime në lidhje me kompensimin e dëmeve, nëse do të ketë fonde të mjaftueshme, lidhur me publikimin e listave të përfituesve të subvencioneve, vonesat e ministrisë lidhur me kërkesën e fondit për bujqësi etj.

Ministri Rikallo së bashku me përfaqësues të kësaj ministrie, u përgjigj në pyetjet dhe shqetësimet e ngritura nga deputetët.

 

Nga mbledhja e Komisionit për Bujqësi...