Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

E Hënë, 09.07.2018




Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mblidhet në seancë të re plenare të enjten, më 12 korrik 2018.

Kështu vendosi Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme, të drejtuar nga Kadri Veseli, kryetar, në të cilën morën pjesë edhe kryetarët e grupeve parlamentare.

Në këtë seancë, pritet të shqyrtohen disa projektligje, e po ashtu do të votohet edhe për pikat e mbetura nga seancat e mëparshme.

 

Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit