Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe Kthim

E Mërkure, 04.07.2018




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, të cilën e kryesoi z. Igor Simić, kryetar i Komisionit, u shqyrtuan gjithsej 7 (shtatë) projektligje: Projekt/Rregullorja e Kuvendit të Kosovës, me amendamentet e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregullore të Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Korrupsion; Projektligji nr.06/L-066 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr.05/L-064 për patentë shoferi, me amendamentet e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri, dhe Zhvillim Rajonal; Projektligji nr.06/L-067 për ndryshimet dhe plotësimete Ligjit nr. 04/L-063 për hekurudhat e Kosovës, me amendamentet e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal; Projektligji nr. 06/L-068 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr.2003/11 për rrugët, i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjin nr. 03/L-120, me amendamentet e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal; Projektligji nr.06/L-069 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 05/L-088 për rregullat trafikut rrugor, me amendamentet e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal; Projektligji nr.06/L-070 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 04/L-179 për transportin rrugor, me amendamentet e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, si dhe shqyrtimi i Projektligjit nr. 06/L-071 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 04/L-183 për tansportin rrugor të materieve të rrezikshme, me amendamentet e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal.

Anëtarët e Komisionit përkrahën procedimin e mëtejmë të këtyre projektligjeve për miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

 

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe Kthim