Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Arsim...

E Premte, 13.04.2018




Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi, i drejtuar nga Teuta Haxhiu, nënkryetare, u mblodh sot për t'i proceduar Kuvendit vendimin e qeverisë për ratifikimin e anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë.

Në këtë takim, i pranishëm ishte edhe ministri i Arsimit, Shkencë dhe Teknologjisë, Shyqeri Bytyqi, i cili falënderoj anëtarët e komisionit për kontributin e tyre në hartimin e udhëzimit administrativ për Këshillin Shtetëror të Cilësisë në arsim. Më pas , ai theksoi se zhvillimet e fundit, si: udhëzimi administrativ dhe zgjedhja e listës së anëtarëve të AKA, kanë ndikuar pozitivisht kundruall institucioneve ndërkombëtare, si dhe në funksionalizimin e AKA-së.

Ministri, më pas deklaroi se pas rekomandimeve nga Kuvendi i Kosovës, është formuar komisioni me t gjithë akterët e arsimit, për ta hartuar një udhëzim sa më përmbajtësor dhe të zbatueshëm, për të arritur tek një Këshill Shtetëror sa më cilësor.

Komisioni, tha ai, i përberë për përzgjedhjen e kandidateve për anëtarë të KSHC-së, është formuar sipas udhëzimit administrativ, duke bërë të ditur se aplikimi ka qenë i hapur dhe publik për të gjithë. Ndërkaq, selektimi i anëtarëve të KSHC-së, sipas Bytyqit, ka qenë sipas kritereve të udhëzimit administrativ, të ndara në katër fusha.

Pas diskutimeve të anëtarëve të komisionit, lista me emra të përzgjedhur për anëtarë të KSHC-së, si në vijim: Xhavit Rexhaj, Vjollca Krasniqi, Gazmend Luboteni, Arta Jakupi, Rozafa Lila, Dugagjin Zeka, u procedua për në Kuvend.

 

Nga mbledhja e Komisionit për Arsim...