Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut…

E Mërkure, 30.01.2019




Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, në mbledhjen e mbajtur sot, të kryesuar nga Duda Balje, kryetare, ka miratuar Planin e punës për vitin 2019-të.

Në këtë mbledhje është marrë vendim që të formohet grupi i punës për Ligjin për Persona të Pagjetur dhe disa grupe tjera punuese.

Po ashtu, anëtarët e këtij komisioni kanë shqyrtuar edhe një sërë çështjesh tjera.