Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Bujqësi

E Hënë, 28.01.2019




Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor, i kryesuar nga Muharrem Nitaj, kryetar, në mbledhjen e sotme pas vërejtjeve dhe propozimeve shtesë miratoi Panin e Punës për vitin 2019. 

Po ashtu u shqyrtua edhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-042 për rregullimin e shërbimeve të ujit.

Me theks të veçantë, u diskutua lidhur me amendamentin që ka të bëjë me faturimin e shpenzimeve të ujit për objektet e kultit.

Pas prezantimit të disa shqetësimeve që u ngritën nga përfaqësues të Autoritetit Rregullativ për Shërbimet e Ujit, anëtarët e këtij komisioni u pajtuan që kjo çështje të shqyrtohet sërish në mbledhjen e radhës.