Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut
E Hënë, 28.01.2019
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, të kryesuar nga Duda Balje, kryetare, shqyrtoi Planin e Punës për vitin 2019-të.
Ky plan me propozime konkrete u plotësua për pjesën e parë të vitit 2019-të.
Anëtarët e këtij komisioni u pajtuan që shqyrtimi i Planit të Punës për vitin 2019-të, të vazhdojë në mbledhjet e radhës.
Në këtë mbledhje u vendos që në muajin prill të formohet një Këshill organizativ për shënimin e 20-të vjetorit të masakrës në burgun e Dubravës, i cili do të kryesohet nga deputetja Mexhide Mjaku-Topalli.