Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...
E Marte, 22.01.2019
Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, mbajti sot mbledhjen e parë të sesionit pranveror, të kryesuar nga Sala Berisha- Shala, kryetare e Komisionit.
Në këtë mbledhje, anëtarët e komisionit shqyrtuan Projekt-Statutin e "Trepça SH.A".
Lidhur me këtë, nga Bordi menaxhues i kësaj ndërmarrje u kërkua që teksti final i Projekt- Statutit të Trepçës, të harmonizohet dhe të përcillet në komision në bazë të marrëveshjes ndërmjet Qeverisë, Sindikatës së Trepçës dhe Bordit të saj.
Pas kësaj, komisioni shqyrtoi dhe përkrahu Raportin e Panelit për zgjedhjen e Bordit të NP KOSTT sh.a.