Lajmet e fundit

Komisioni për Zhvillim Ekonomik...

E Hënë, 10.12.2018




Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, kryesuar nga Sala Berisha- Shala, kryetare, shqyrtoi dhe përkrahu Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Protokollin Shtesë 5, të Marrëveshjes për Amendimin dhe Aderimin në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore.

Këtë projektligj, para komisionit e paraqiti dhe arsyetoi zv/ministri i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Bekim Jupa.

Është shtyrë për mbledhjen e radhës, ndërkaq, shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë për emërimin e anëtarëve të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Lidhur me këtë, anëtarët e komisionit deklaruan se Qeveria paraprakisht duhet të njoftojë se, propozimi i saj është në harmoni me memorandumin e nënshkruar me ambasadorin britanik, Ruairi O'Connell, për të ndihmuar ekzekutivin në zgjedhjen e personave më të përgatitur në institucionet publike.

Komisioni për Zhvillim Ekonomik...