Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane

E Marte, 27.11.2018




Në mbledhjen e Komisionit për Integrime Evropiane, të cilën e ka kryesuar z. Armend Zemaj, zëvendësi i parë i kryetarit të Komisionit, kanë shqyrtuar gjithsej pesë Projektligje, dhe atë shqyrtimi i Projektligjit nr. 06/L-082 për mbrojtjen e të dhënave personale, me amendamente të Komisionit funksional, në kuptim të harmonizimit me legjislacionin e BE-së, shqyrtimi i Projektligjit nr. 06/L-118 për plotësim ndryshim të Ligjit nr. 05/L-075 për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës dhe dukurive negative në ngjarjet sportive, me amendamente te Komisionit funksional, në kuptim të harmonizimit me legjislacionin e BE-së, shqyrtimi i Projektligjit nr.06/L-116 për plotësim ndryshim të Ligjit nr. 05/L-090 për sponsorizime në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit, me amendamente të Komisionit funksional në kuptim të harmonizimit me legjislacionin e BE-së, shqyrtimi i Projektligjit nr. 06/L-115 për ndryshim plotësim të Ligjit nr.2003/24 për sportin, me amendamentet e Komisionit funksional, në kuptim të harmonizimit me legjislacionin e BE-së, si dhe shqyrtimi i Projektligjit nr. 06/L-073 për statusin e punonjësve shqiptar të arsimit të Republikës së Kosovës për vitin shkollor 1990/91 deri më 1998/99 me amendamente te Komisionit funksional, në kuptim të harmonizimit me legjislacionin e BE-së.

Anëtarët e Komisionit pa debatuar kanë propozuar për procedim të mëtutjeshëm pesë Projektligje (për miratim) në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

 

Nga mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane