Lajmet e fundit

Komisioni për Integrime Evropiane dhe ai për Punë të Jashtme, takuan Komisionin për Çështje Evropiane të Parlamentit të Kroacisë

E Hënë, 26.11.2018




Komisioni për Integrime Evropiane i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga Blerta Deliu - Kodra, kryetare, priti në takim Komisionin për Çështje Evropiane të Parlamentit të Kroacisë, të kryesuar nga Ivan Milošević, kryetar, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në vendin tonë.

Kryetarja Deliu-Kodra, duke i uruar delegacionit të Parlamentit të Kroacisë mirëseardhje në Kosovë dhe në Kuvendin e saj, falënderoi shtetin kroat për gjithë mbështetjen që e ka dhënë për Kosovën në kohë dhe rrethana ta ndryshme.

Ajo po ashtu foli edhe për objektivat e shtetit të Kosovës, si liberalizimi i vizave dhe integrimi evropian në përgjithësi, që domosdoshmërisht kërkojnë mbështetje nga vendet që kanë kaluar nëpër këto procese, siç është Kroacia.

Nga ana tjetër, Ivan Milošević, duke shprehur kënaqësinë që gjendet për vizitë në Kosovë, shprehu bindjen se shteti që ai përfaqëson do të jetë vazhdimisht përkrahës i Kosovës nëpër proceset që do të kalojë ajo. Ai theksoi përkushtimin për të forcuar më tej bashkëpunimin midis dy vendeve edhe në fusha tjera, si ekonomia, arsimi etj.

Gjatë diskutimit, anëtarët e tjerë të komisionit ritheksuan lidhjen e ngushtë që kanë këto dy shtete në bazë të së kaluarës, e cila, siç u tha, i lidh emocionalisht të dy popujt. Ata shprehën gatishmërinë që e ardhmja të jetë me bashkëpunim edhe më të ngushtë midis parlamenteve dhe vendeve përkatëse.

Po ashtu deputetët thanë se rëndësia e kësaj marrëdhënieje në mes shtetit të Kosovës dhe atij kroat, bëhet edhe më e ngushtë, për shkak të partneritetit strategjik dhe synimeve të përbashkëta euro-atlantike.

Anëtarë të delegacionit kroat, nga ana e tyre, trajtuan tema si liberalizimi i vizave për Kosovën dhe anëtarësimi në institucionet evropiane dhe botërore.

Ata thanë se Kroacia i jep mbështetje dhe do të lobojë për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Pas takimit, të dy kryetarët mbajtën konferencë për media dhe u përgjigjën në pyetjet e gazetarëve.

Në frymë miqësie e bashkëpunimi u zhvillua edhe takimi midis mysafirëve kroatë dhe Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike të Kuvendit të Kosovës.

Zv/kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme, Time Kadriaj, e cila drejtoi takimin, tha se komisionet parlamentare dhe vizitat si kjo, mund të shërbejnë si ura të rëndësishme bashkëpunimi midis dy vendeve, në funksion të forcimit të miqësisë e të marrëdhënieve midis dy vende.

Kadriaj theksoi nevojën e vazhdimit të mbështetjes së mëtejme të Zagrebit zyrtar për Kosovën, si në rrafshin ndërkombëtar, ashtu edhe të zhvillimit të brendshëm.

Parlamentarët kroatë, nga ana e tyre, konfirmuan përkushtimin për të vazhduar më tej mbështetjen për Kosovën në të gjitha instancat ndërkombëtare dhe proceset nëpër të cilat do të kalojë ajo.

 

Komisioni për Integrime Evropiane dhe ai për Punë të Jashtme, takuan Komisionin për Çështje Evropiane të Parlamentit të KroacisëKomisioni për Integrime Evropiane dhe ai për Punë të Jashtme, takuan Komisionin për Çështje Evropiane të Parlamentit të KroacisëKomisioni për Integrime Evropiane dhe ai për Punë të Jashtme, takuan Komisionin për Çështje Evropiane të Parlamentit të KroacisëKomisioni për Integrime Evropiane dhe ai për Punë të Jashtme, takuan Komisionin për Çështje Evropiane të Parlamentit të KroacisëKomisioni për Integrime Evropiane dhe ai për Punë të Jashtme, takuan Komisionin për Çështje Evropiane të Parlamentit të KroacisëKomisioni për Integrime Evropiane dhe ai për Punë të Jashtme, takuan Komisionin për Çështje Evropiane të Parlamentit të Kroacisë