Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane

E Mërkure, 14.11.2018




Komisioni për Integrime Evropiane i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i drejtuar nga Blerta Deliu-Kodra, kryetare, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje, komisioni ka shqyrtuar Projektligjin për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë, si dhe atë për mbrojtjen e sinjalizuesve, me amendamentet e komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.

Pas diskutimeve, komisioni ka përkrahur Projektligjin për mbrojtjen e sinjalizuesve, por jo edhe atë për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë.

Sidoqoftë, kryetarja Blerta Deliu-Kodra, theksoi se Kosova ka përmbushur kriteret e përcaktuara për liberalizimin e vizave, ndërsa projektligjet lidhen me agjendën për reformave evropiane.

 

 

Nga mbledhja e Komisionit për Integrime EvropianeNga mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane