Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale

E Enjte, 08.11.2018




Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, në mbledhjen e sotme, të drejtuar nga Besa Baftiu, kryetare, mori në shqyrtim kërkesat e profesionistëve shëndetësor lidhur me rivlerësimin e pagave të punonjësve shëndetësor.

Deputeti, Bakim Haxhiu paraqiti punën e tij në grup për amandamentimin e ligjit të punës (rivlerësimin e pagave të punonjësve shëndetësor), të cilin pas diskutimeve, anëtarët e komisionit dhanë mbështetjen e plotë për të proceduar më tej.

Gjithashtu komisioni krijoi grupin e punës për projektligjin për Inspektoratin e punës.

Mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale