Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike

E Marte, 30.10.2018




Sot u mbajt mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, kryesuar nga Driton Selmanaj, kryetar i komisionit.

I ftuar në mbledhjen e Komisionit ishte ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica.

Në mbledhje u shqyrtua i raportit të auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2017.

Gjatë mbledhjes u diskutua për të gjeturat e auditorit jashtëm të cilat kishin të bënin me pagesat e prokurimit, personat të cilat ishin të angazhuar për shërbimet e veçanta, problemet që ekzistojnë lidhur me skemat pensionale dhe skemat sociale etj.

Rekomandime për ketë raport do të diskutohen në mbledhjen e radhës së Komisionit.

Komisioni diskutoi gjithashtu edhe për mënyrën e mbikëqyrjes dhe shpërndarjes së granteve dhe subvencioneve nga Ministria e Zhvillimit Rajonal, Ministria për Komunitete dhe Kthim dhe nga Ministria e Bujqësisë.

Nga mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike