Lajmet e fundit
Nga vazhdimi i seancës plenare
E Premte, 19.10.2018
Ka vazhduar sot seanca e plenare e Kuvendit të Kosovës, me pikat e mbetura në seancën e djeshme.
Seanca, të cilët e drejtoi nënkryetari Xhavit Haliti, vijoi me shqyrtimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Hetim Parlamentar, që u arsyetua nga nënkryetarja e Kuvendit, Aida Dërguti, në cilësinë e propozuesit.
Kjo e fundit tha se ky projektligj ka për qëllim fuqizimin e rolit të opozitës në Kuvend.
Ministri i Punës dhe Mirqënies Sociale, Skënder Reçica, doli në foltore para deputetëve, në cilësinë e prezantuesit të Projektligjit për Inspektoratin e punës. Ai tha se me këtë projektligj ky institucion do të ketë mundësi të rrisë efikasitetin e punës, të ndikojë në rritjen e buxhetit të Kosovës dhe rritjen e punësimit.
Për projektligjin diskutuan edhe deputetë të Kuvendit.
Prezantimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për rregullimin e shërbimeve të ujit, e bëri deputeti Muharrem Nitaj, në cilësinë e propozuesit të projektligjit.
Gjatë shqyrtimit të këtij projektligji, deputetët potencuan se ai i plotëson kushtet për lexim të parë.
Mbështetje të tillë mori edhe Projektligji për mbrojtjen e vlerave të Luftës së UÇK-së, që u prezantua nga deputeti Fadil Beka.
Nga deputetët diskutues, projektligji u cilësia mjaft i qëlluar dhe i një rëndësie të veçantë.
Në vazhdim, Kuvendi shqyrtoi edhe Projektligjin për pagat në sektorin publik, Projektligjin për organizimin dhe funksionimin e Administratës Shtetërore dhe të agjencive të pavarura, si dhe Projektligjin për zyrtarët publikë.
Projektligjet para deputetë i paraqiti dhe arsyetoi ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar.
Në funksion të përmirësimit të projektligjeve, deputetët, nga ana e tyre, dhanë propozime në shumë nene të tyre.