Lajmet e fundit

Veseli në Forum 2000 në Pragë: Dialogu, mënyra e vetme e komunikimit mes popujve

E Hënë, 08.10.2018




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka mbajtur sot një fjalim në kuadër të Forum 2000 që po mbahet në Pragë të Republikës së Çekisë.

Para të pranishmëve nga vende të ndryshme të botës, të shoqërisë civile dhe institucioneve, Kryetari Veseli theksoi se Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm në shumë fusha, e po ashtu edhe në avancimin e agjendës evropiane.

Rreth dialogut me Serbinë, fazës finale të tij, kryetari Veseli shprehi vizionin e Kosovës për paqe e bashkëpunim për t'i hapur rrugë integrimeve euro-atlantike për të dyja vendet.

Ai përsëriti se me marrëveshjen finale mes dy vendeve, Kosova do të ketë vendin e vet në OKB, NATO dhe BE, e Serbia në anën tjetër do të vazhdonte agjendën e vet evropiane.

Ai foli po ashtu për luftën kundër terrorizmit, duke theksuar përpjekjet dhe rezultatet e treguara nga përkushtimi i institucioneve të Kosovës në ketë drejtim.

Kryetari Veseli tha se populli në Kosovë ka ndërtuar për vite me radhë një komunikim të shëndoshë mes vete, duke mos i parë dallimet etnike e fetare si pengesë, por si vlerë e dobishme për ndërtimin e një shteti demokratik, të zhvilluar dhe për një të ardhme më të mirë.

Gjatë vizitës në Republikën e Çekisë, kryeparlamentari Veseli do të ketë takime të ndryshme, përfshirë kryetarin e Senatit çek, Milan Štěch.

 

Veseli në Forum 2000 në Pragë: Dialogu, mënyra e vetme e komunikimit mes popujve 7Veseli në Forum 2000 në Pragë: Dialogu, mënyra e vetme e komunikimit mes popujve 6Veseli në Forum 2000 në Pragë: Dialogu, mënyra e vetme e komunikimit mes popujve 5Veseli në Forum 2000 në Pragë: Dialogu, mënyra e vetme e komunikimit mes popujve 4Veseli në Forum 2000 në Pragë: Dialogu, mënyra e vetme e komunikimit mes popujve 3Veseli në Forum 2000 në Pragë: Dialogu, mënyra e vetme e komunikimit mes popujve 2Veseli në Forum 2000 në Pragë: Dialogu, mënyra e vetme e komunikimit mes popujve 1