Lajmet e fundit
Komisioni për Zhvillim Ekonomik...
E Mërkure, 03.10.2018
Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Sala Berisha-Shala, kryetare e Komisionit, ka formuar panelin për zgjedhjen e Bordit të KOSTT-it.
Pas debateve të zhvilluara lidhur me këtë çështje, komision vendosi që në përbërje të këtij paneli të jenë: kryetarja e komisionit, Sala Berisha- Shala, dhe deputetët, anëtarë të komisionit, Hykmete Bajrami dhe Adem Hoxha.
Në këtë mbledhje, komisioni diskutoi edhe për shkeljen e dispozitave të Ligjit për komunikime elektronike, nga anëtari i Bordit të ARKEP-it.
Lidhur me këtë rast, komisioni pasi që shqyrtoi informatën, sipas së cilës një anëtar i Bordit të ARKEP-it, ka rënë ndesh me Ligjin përkatës, vendosi që Kuvendit t'i rekomandojë shkarkimin e tij në një nga seancat e radhës.