Lajmet e fundit
Nga punimet e Kuvendit
E Enjte, 13.09.2018
Kuvendi i Republikës së Kosovës, i drejtuar nga Kadri Veseli, kryetar, u mblodh sot në seancë plenare, për të shqyrtuar dhe miratuar një varg projektligjesh, raportesh dhe pikash të tjera të përcaktuara në rend dite.
Gjatë kohës së deklarimeve jashtë rendit të ditës, deputetët ngritën shqetësime që lidheshin me aspekte të ndryshme të jetës dhe preokupimeve të qytetarëve.
Kuvendi vijoi me pikat e tjera të rendit të ditës, mirëpo, edhe pse kishte deputetë mjaftueshëm në sallë, nuk kishte numër të mjaftueshëm votash për vendimmarrje.
Në këtë rrethana, Kuvendi ndërpreu punimet.
Seanca do të vazhdojë të premten, në orën 11:00.