Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Administratë Publike...
E Marte, 27.03.2018
Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, në mbledhjen e mbajtur sot, të cilën e kryesoi Nait Hasani, kryetar, procedoi në Kuvend për shqyrtim të parë Projektligjin për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.
Mbledhja ka vazhduar me shqyrtimin e propozimeve për hartimin e draft-ligjit për transmetuesin publik të Kosovës, deri në nenin 26. Shqyrtimi i propozimeve do të vazhdojë edhe në mbledhjen e radhës të komisionit.