Lajmet e fundit
Largohen nga seanca e sotme edhe shtatë deputetë të tjerë
E Mërkure, 21.03.2018
Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, është mbledhur sot në orët e pasdites, pas hedhjes së serishme të gazit lotsjellës në sallën e mbledhjeve plenare të Kuvendit.
Kryesia vendosi që deputetëve: Ali Lajçi, Sami Kurteshi, Ismajl Kurteshi, Arbërie Nagavci, Valon Ramadani, Arbër Rexhaj dhe Shemsi Syla, për hedhjen e gazit lotsjellës, t'u shqiptohet masa disiplinore, ndalimi i pjesëmarrjes në vazhdimin e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Republikës së Kosovës, më 21 mars 2018.