Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion…

E Hënë, 19.03.2018




Në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, të kryesuar nga kryetarja Albulena Haxhiu, fillimisht sipas propozimit të zv/kryetarit të parë të Komisionit, Hajdar Beqa, dhe pas diskutimeve të anëtarëve tjerë, është hequr nga rendi i ditës shqyrtimi i Mocionit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, me arsyetimin që të kërkohet nga grupi parlamentar Vetëvendosje të kompletojë lëndën.

Në vijim, Komisioni miratoi në parim Projektligjin 06/L-054 për Gjykatat duke i rekomanduar Kuvendit për miratim. Gjithashtu, u përkrahën nga Komisioni edhe këto raporte: Raporti me amendamente i Komisionit Funksional në Projektligjin nr.06/L-031 për paisjet nën presion dhe Raporti me amendamente i Komisionit Funksional në Projektligjin nr.06/L-021 për Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike.

Komisioni, në çështje të ndryshme, diskutoi lidhur me punën e projektligjeve të komisionit që janë në fazën e shqyrtimit në grupe punuese. Me këtë rast, u tha që të jetë një intensitet më i shtuar i punës, ngase ka shumë projektligje në procedurë.

Komisioni, formoi edhe grupin punues për Projektligjin nr. 06/L-025 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-225 për Prokurorinë e Shtetit, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 05/L-034.

 

Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion…