Lajmet e fundit

Veseli kërkon që Zagrebi të vazhdojë të jetë zë mbështetës i Kosovës

E Mërkure, 14.03.2018




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim ministren e Punëve të Jashtme të Kroacisë, Marija Pejqinoviq - Buriq, me të cilën bisedoi për zhvillimet në vend e rajon, bashkëpunimin midis dy shteteve dhe mundësinë e zgjerimit të mëtejmë të tij.

Kryeparlamentari Veseli vlerësoi lart marrëdhëniet politike e diplomatike midis Republikës së Kosovës dhe asaj të Kroacisë, por konsideroi se ka ende hapësira për rritjen e këtij bashkëpunimi.

Kryeparlamentari kosovar e konsideroi shumë të vyer dhe të rëndësishme për Kosovën përvojën kroate në rrugën e integrimeve evropiane. Ai kërkoi nga kryediplomatja kroate që Zagrebi zyrtar të vazhdojë të jetë, sikur deri më tani, një zë përkrahës i Kosovës në institucioneve ndërkombëtare, në të cilat vendi ynë aspiron të anëtarësohet.

Krahas fushës politike, kryetari Veseli e konsideroi mjaft të rëndësishme për Kosovën zgjerimin e bashkëpunimin në rrafshin ekonomik, duke parë te Kroacia një model të suksesshëm zhvillimi e bashkëpunimi.

Ministrja e Jashtme kroate, Pejqinoviq - Buriq, nga ana e saj, garantoi vazhdimin e mbështetjes së Kroacisë për Kosovën në të gjithë mekanizmat relevantë ndërkombëtarë, duke i dhënë një shtytje të fuqishme iniciativave të cilat e forcojnë subjektivitetin ndërkombëtar të shtetit të Kosovës.

 

Veseli kërkon që Zagrebi të vazhdojë të jetë zë mbështetës i Kosovës Veseli kërkon që Zagrebi të vazhdojë të jetë zë mbështetës i Kosovës Veseli kërkon që Zagrebi të vazhdojë të jetë zë mbështetës i Kosovës