Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion…

E Marte, 27.02.2018




Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe
Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, i kryesuar nga kryetarja e komisionit, Albulena Haxhiu, shqyrtoi dhe përkrahu në parim Projekt-Rregulloren e Kuvendit. Po ashtu, Komisioni me shumicë votash vendosi që kjo çështje të radhitet në Kuvend me procedurë të përshpejtuar me shmangie nga Rregullorja.

Në vijim, Komisioni vendosi që propozimet për anëtarë të Komisionit Kosovar për Kërkesa Pronësore, si dhe për anëtarë për Verifikim dhe Vendosje të Pronave të procedohen në seancë plenare.

Ndërkaq, sa i përket shqyrtimit në parim të Projektligjit nr.06/L-030 për aktet juridike, pasi anëtarët e Komisionit paraqitën vërejtje në nene të caktuara të këtij projektligji, u dakorduan që për këtë çështje të mirret vendimi në një mbledhje tjetër, pasi që të bëhen disa sqarime shtesë me zyrtarë kompetent nga Zyra e Kryeministrit, sponzorizues të këtij projektligji.

Komisioni po ashtu u njoftua edhe lidhur me procedimin në seancë të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Presidentin e Republikës së Kosovës.

Ndërsa, në fund të mbledhjes Komisioni vendosi edhe për datën e mbajtjes se dy dëgjimeve publike, lidhur Projektligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik, si dhe atë për pakon ligjore që rregullon përfitimin e ish zyrtarëve të lartë.

 

Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion…