Lajmet e fundit
Sqarim lidhur me incidentin me gazetarin Taulant Osmani
E Premte, 23.02.2018
Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit ka pranuar me shqetësim raportimet lidhur me incidentin e djeshëm midis personelit të policisë brenda hapësirave të Kuvendit dhe gazetarit Taulant Osmani.
Njëkohësisht, shpreh keqardhjen për incidentin, i cili siç vërtetohet edhe nga pretendimet e palëve, ishte krejt spontan dhe i pamotivuar, por për ne gjithsesi i palakmueshëm. Si i tillë, shpresojmë të jetë i fundit.
Kuvendi i Republikës së Kosovës konsiderohet një prej institucioneve më të hapura dhe transparente në Kosovë, duke u ofruar gazetarëve qasje gjithherë në rritje për të raportuar lidhur me zhvillimet dhe aktivitetet brenda institucionit.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, që nga fillimi në shumë raste ka tejkaluar Rregulloren për rendin dhe qasjen e mediave dhe të publikut në punën e Kuvendit, për të krijuar hapësirë të mjaftueshme për mediat dhe për të lehtësuar punën e tyre brenda hapësirave të Kuvendit.
Administrata e Kuvendit është e përkushtuar në bashkëpunimin e ngushtë me të gjitha mediat në Kosovë, në funksion të informimit të publikut dhe të interesit të përgjithshëm.
Me respekt,