Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komunitete dhe Kthim

E Marte, 20.02.2018




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komunitete dhe Kthim, të kryesuar nga z. Igor Simiq , kryetar i Komisionit, u shqyrtuan dy projektligje : P/ligji nr. 06/L-004 për ndryshimet dhe plotësimet të Ligjit nr. 03/L-094 për Kryetarin e Republikës së Kosovës , me amendamentet e Komisionit funksional për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregullore të Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, si dhe P/ligjit nr.06/L-015 për Masat Doganore për Mbrojtjen e të Drejtave të Pronësisë Intelektuale , me amendamente e Komisionit funksional për Buxhet dhe Financa .

Anëtarët e Komisionit, pa diskutim, përkrahen procedimin e mëtejmë të këtyre dy projektligjeve për miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Në vazhdim të mbledhjes anëtarët e Komisionit gjithashtu shqyrtuan iniciativën ligjore të Komisionit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës dhe nxorën vendimin që të formohet grupi punues prej 5 anëtarëve, si dhe të formohet grupi punues prej 3 anëtarëve i cili do të mbikëqyr zbatimin e ligjeve nga fushë veprimtaria e këtij Komisioni.

 

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komunitete dhe Kthim