Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion

E Marte, 20.02.2018




Në mbledhjen e mbajtur sot, Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, i kryesuar nga kryetarja Albulena Haxhiu, pas diskutimeve, ka miratuar në parim projektrregulloren e Kuvendit, të propozuar nga grupi punues, i cili drejtohej nga deputeti Hajdar Beqa.

Deputeti Beqa tha se kjo projektrregullore është një version i avancuar i Rregullores, harmonizuar me dispozitat kushtetuese dhe aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese. Sipas tij, ky draft avancon aspektin legjislativ dhe mbikëqyrës të Kuvendit, si dhe rolin e Kuvendit në çështjet e integrimit evropian.

Po ashtu u miratua raporti me amendamente i komisionit funksional për Projektligjin mbi masat doganore për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale. Pas diskutimeve nga anëtarët e komisionit, u miratua edhe propozim-vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës me kandidatët për anëtarë të Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës.

 

Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion