Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme
E Premte, 09.02.2018
Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, kryesuar nga Vjosa Osmani, kryetare e Komisionit, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës.
Gjatë kësaj mbledhjeje, komisioni formoi grupet punuese për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve nga fushëveprimi i komisionit, përkatësisht ligjeve, për zbatimin e të cilave është e obliguar Ministria e Punëve të Jashtme, si dhe ajo e Diasporës dhe Investimeve Strategjike.
Pas kësaj është diskutuar lidhur me propozimet për emërimet e reja në shërbimin diplomatik, si dhe respektimin e kuotës së paraparë me Ligjin për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik të Republikës së Kosovës.
Në fund të takimit të sotëm, komisioni diskutoi edhe për fushëveprimtarinë e tij bazuar në Draft- Rregulloren e Kuvendit.