Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut...

E Mërkure, 07.02.2018




Në në mbledhjen e sotme të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, të udhëhequr nga kryetarja Duda Balje, raportoi ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqeri Bytyqi, lidhur me çështjen e nostrifikimit të diplomave dhe zbatimin e marrëveshjes për njohjen e diplomave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ministri Bytyqi, para anëtarëve të komisionit deklaroi se lidhur me çështjen e nostrifikimit të njohjes së diplomave, ekzistojnë dy marrëveshje ndërmjet shtetit të Kosovës dhe atij të Serbisë. Këto marrëveshje, sipas ministrit, nuk po gjejnë zbatim në praktikë.

Ai tha se kjo çështje më shumë është politike, e cila ndikohet nga bisedimet Kosovë-Serbi në Bruksel. Ministri Bytyqi pohoi se çështja e nostrifikimit të diplomave mund të ngritet nga komisioni parlamentar por edhe qeveria e Republikës së Kosovës.

Anëtarët e komisionit, nga ana e tyre, shtruan një varg pyetjesh dhe ngritën shqetësime përkitazi me temën e cila trajtohej, ndërkaq, ministri dha sqarimet e nevojshme.

 

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut...