Lajmet e fundit

Kryetarja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik Sala Berisha- Shala priti në takim përfaqësuesit e Ministrisë së Financave të Qeverisë gjermane

E Marte, 30.01.2018




Kryetarja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, Sala Berisha - Shala, priti sot në takim përfaqësues nga Ministria e Financave të Qeverisë së Gjermanisë.

Me këtë rast, kryetarja e Komisionit falënderoi Qeverinë gjermane, si dhe GIZ-in për ndihmën e deritanishme qe i ka dhënë Kosovës në procesin e saj të shtetëndërtimit. Ajo më pas foli për rëndësinë e mëtejme të një bashkëpunimi të ngushtë dhe për këtë i siguroi për gatishmërinë e komisionit që ajo udhëheqë.

Kryetarja e Komisionit Sala Berisha- Shala, bashkëbiseduesit i njoftoi edhe për mundësinë e investimeve në Kosovë, pasi që tashmë është në fuqi Ligji për investime strategjike, ndërkaq, i njoftoi se në procedurën e miratimit të tij është edhe Projektligji për miniera dhe minerale.

Përfaqësuesit nga Ministria e Financave të Qeverise gjermane, përkatësisht, Dr. Claus Peter - Pietras, tha se do të vazhdojnë të ndihmojnë Kosovën, veçanërisht me përvojën që kanë në aspektin teknik të sektorit minerar.

Kryetarja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik Sala Berisha- Shala priti në takim përfaqësuesit e Ministrisë së Financave të Qeverisë gjermane