Lajmet e fundit
Komisioni për Zhvillim Ekonomik...
E Marte, 30.01.2018
Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Sala Berisha- Shala, kryetare, shqyrtoi dhe përkrahu në parim tri projektligje: Projektligjin nr.06/L-027 për Miniera dhe Minerale, Projektligjin nr.06/L-031 për Pajisjet nën Presion dhe Projektligjin nr.06/L-039 për Shërbimin Gjeologjik të Kosovës.
Gjatë shqyrtimit të këtyre projektligjeve ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik (MZHE), respektivisht, Xhavit Zariqi, zv/ministër në këtë ministri.
Në këtë mbledhje, Komisioni shqyrtoi dhe përkrahu po ashtu, edhe Raportin me amendamente të Projektligjit për shoqëritë tregtare, të cilin para komisionit e paraqiti deputetja, Hykmete Bajrami.
Lidhur me vendimin e Qeverisë nr.07/21 datë 22.12.2017, e që ka të bëjë me qendrën shoqërore, sportive, kulturore dhe ekonomike, përkatësisht, ndërmarrjen "Pallati i Rinisë", u kërkua që Komisionit t'i ofrohen dokumente shtesë mbi bazën e të cilave është marrë vendimi i Qeverisë.