Lajmet e fundit

Diskutim publik në lidhje me Projektligjin nr. 06/L-001 mbi Plotësim Ndryshimin e Ligjit nr. 02/L-031 për Liritë Fetare në Kosovë

E Hënë, 29.01.2018




Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Personat e Pagjetur dhe Peticione të cilin e ka kryesuar zonja Duda Balje, kryetare e Komisionit, e mbajti sot diskutimin publik në lidhje me Projektligjin nr. 06/L-001 mbi Plotësim Ndryshimin e Ligjit nr. 02/L-031 për Liritë Fetare në Kosovë.

Në këtë diskutim publik krahas anëtarëve të Komisionit, morën pjesë edhe përfaqësuesit e bashkësive më të mëdha fetare të Kosovës siç janë: Bashkësia Islame e Kosovës, Kisha Katolike në Kosovë, Kisha Protestante në Kosovë, Komuniteti Hebre në Kosovë, Bashkësia e Tarikateve në Kosovë, Bashkësia e Bektashive në Kosovë si dhe përfaqësuesit e ambasadave të SHBA-ve, Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë si dhe përfaqësuesi i Qeverisë së Kosovës.

Në këtë debat publik duke folur për Projektligjin e theksuar, kryetarja e Komisionit, z. Balje, theksoi se përfaqësuesit e grupeve parlamentare të: Vetëvendosjes dhe të Listës Serbe i kanë parashtruar amendamentet e tyre si dhe deputeti Nait Hasani i cili në emrin e vetë i parashtroj disa amendamente në këtë Projektligj.

Në vazhdim të diskutimit, përfaqësuesit e bashkësive fetare i paraqitën mendimet e tyre edhe shumë sugjerime në lidhje me këtë Projektligj.

Në fund të këtij debati, anëtarët e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Personat e Pagjetur dhe Peticione u pajtuan që të gjitha këto mendime dhe sugjerime të cilat dolën nga ky diskutim publik të merren parasysh dhe të inkorporohen në formë të amendamenteve në këtë projektligj në mënyrë që i njëjti të bëhet sido kudo më i mirë se sa Ligji aktual për liritë fetare në Kosovë.

 

Diskutim publik në lidhje me Projektligjin nr. 06/L-001 mbi Plotësim Ndryshimin e Ligjit nr. 02/L-031 për Liritë Fetare në Kosovë