Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme
E Premte, 26.01.2018
Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Vjosa Osmani, kryetare, ka miratuar Raportin e Punës për vitin e kaluar, si dhe Planin e Punës së këtij viti.
Lidhur me Planin e Punës, kryetarja e Komisionit, Osmani, bëri të ditur se në të janë paraparë një varg aktivitetesh nga fushëveprimtaria e Komisionit, përfshirë këtu edhe raportimin e rregullt të ministrive të linjave, që bien në domenin e punës së Komisionit.
Është shtyrë, ndërkaq, raportimi i paraparë për këtë mbledhje i zv/kryeministrit të parë, njëherësh ministër i Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ), Behgjet Pacolli, i cili nëpërmjet një letre ka njoftuar Komisionin se gjendet për vizitë zyrtare jashtë vendit.