Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazinë Gjinore, Personat e Pagjetur dhe Peticione
E Mërkure, 24.01.2018
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazinë Gjinore, Personat e Pagjetur dhe Peticione, në mbledhjen e sotme të cilën e kryesonte Duda Balje, kryetare, ka mbajtur mbledhjen e saj të rregullt.
Në mbledhjen e sipër theksuar Komisioni kishte vetëm një pikë të rendti të ditës projekt - planin për organizimin e konferencës regjionale për pozitën e gruas në shoqëri. Pas diskutimeve anëtarët e Komisionit janë pajtuar që mbledhja e sipër theksuar e kësaj konference të mbahet në muajin shkurt në Prishtinë dhe se në këtë konferencë regjionale si pjesëmarrës të ftohen nga një anëtarë i Komisionit për Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore nga Kuvendi i Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë. Gjithashtu në këtë konferencë do të duhej të merrnin pjesë edhe nga një anëtarë i agjencive qeveritare të cilat merren me çështjen e barazisë gjinore në vendet e sipër theksuara, si dhe nga një anëtarë nga Organizatat joqeveritare të cilat gjithashtu merren me çështjen e të drejtave të njeriut dhe të barazisë gjinore. Njëherit Konferenca regjionale e sipër theksuar do të duhej të zgjatë dy ditë dhe nga Kosova do të merrnin pjesë organizata të shumta ndërkombëtare, Organizata joqeveritare dhe shoqatat të cilat merren me çështjen e barazisë gjinore dhe çështjen e grave.
Në këtë mbledhje anëtarët e Komisionit janë pajtuar që për organizimin e përgjithshëm të kësaj Konference regjionale - vendimi të merret në mbledhjen e ardhshme të Komisionit.