Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së

E Marte, 23.01.2018




Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, kryesuar nga kryetari Haxhi Shala, ka shqyrtuar sot raportin me propozim-amendamente për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.04/L-072 për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror, ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr.04/L-214. Me këtë rast, Komisioni përkrahu amendamentet e propozuara nga grupi i punës së Komisionit dhe u procedua për miratim në seancë plenare.

Ndërkaq, amendamentet e propozuara nga Grupi Parlamentar "Lista serbe" procedohen në seancë plenare pa përkrahje të Komisionit.

Tutje, Komisioni shqyrtoi dhe përkrahu edhe Raportin me propozim amendamente për Projektligjin Nr.06/L-014 për Infrastrukturë.

Krejtësisht në fund, Komisioni diskutoi edhe lidhur me vizitën e tyre që do ta zhvillojnë në Bruksel, përkatësisht në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, ndërkaq, u njoftuan edhe lidhur me aktivitetet tjera të Komisionit. Gjatë këtij takimi, u sqarua po ashtu se në mbledhjen e radhës së Komisionit do të raportojë Komandanti i FSK-së, lidhur me raportin njëvjeçar të FSK-së, si dhe u diskutua edhe lidhur me punëtorinë e organizuar nga OSBE-ja, që ka të bëjë me draft-planin e punës së Komisionit, për vitin 2018, që do të mbahet në muajin e ardhshëm.

Nga mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së