Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë
E Hënë, 22.01.2018
Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, i kryesuar nga Donika Kadaj- Bujupi- kryetare, në mbledhjen e sotme, për pikë kryesore të rendit të ditës pati Raportin e punës së Komisionit për vitin 2017.
Në vazhdim të mbledhjes, anëtarët e Komisionit e shqyrtuan Raportin e punës së Komisionit për vitin 2017 dhe në fund të njëjtin e miratuan njëzërit.
Gjithashtu, në të njëjtën mbledhje, anëtarët e Komisionit e shqyrtuan edhe Projektplanin e punës së Komisionit për vitin 2018 dhe morën vendim që, në ndërkohë, anëtarët e Komisionit të japin propozimet e veta për këtë Projektplan dhe në mbledhjen e ardhshme edhe njëherë të diskutojnë dhe ta miratojnë Projektplanin e Komisionit për vitin 2018.