Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe Kthim

E Premte, 19.01.2018




Komisioni për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, i kryesuar nga z. Xhelal Sveçla, Zëvendëskryetar i parë i Komisionit, sot mbajti mbledhje ku për pikë të vetme të rendit të ditës pati shqyrtimin e Projektligjit nr.06/L-005 për tatimin në pronën e paluajtshme, me Raportin dhe amendamentet e Komisionit funkcional për Buxhet dhe Financa.

Në këtë mbledhje, krahas anëtarëve të Komisionit, morën pjesë edhe përfaqësuesit e Ministrisë së Financave, si dhe përfaqësuesi i Këshillit Konsultativ për Komunitete pranë Zyrës së Kryetarit të Republikës së Kosovës.

Në vazhdim, anëtarët e Komisionit, pas një debati të hollësishëm, me shumicë votash, miratuan Projektligjin nr.06/L-005 për tatimin në pronën e paluajtshme, me Raportin dhe amendamentet e Komisionit funkcional për Buxhet dhe Financa.

 

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe Kthim