Lajmet e fundit
Deklaratë e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës
E Marte, 16.01.2018
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, dënon vrasjen e kryetarit të Iniciativës Qytetare "Liri, Demokraci, Drejtësi", si dhe ish deputetit të Kuvendit të Kosovës, Oliver Ivanoviq.
Kryeparlamentari Veseli beson se organet e drejtësisë do të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme ligjore që ky rast i rëndë të zbardhet sa më shpejtë dhe që autorët e krimit të dalin para drejtësisë.