Lajmet e fundit

Përfundon afati i ftesës/thirrjes për një gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese

E Mërkure, 03.01.2018




Administrata e Kuvendit të Kosovës njofton se ka përfunduar afati i ftesës/thirrjes publike për një gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, e ripublikuar me vendim të të Komisionit të posaçëm për shqyrtimin e nominimeve të kandidatëve për emërimin e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese.

Deri më sot në orën 16:00, kanë aplikuar 13 kandidatë: Emrush Kastrati, Shqipdon Fazliu, Ramë Hyseni, Vigan Qorrolli, Hashim Çollaku, Besfort Rrecaj, Makfirete Krasniqi, Ramadan Gashi, Shkëmb Manaj, Jehona Shyti, Nexhmi Rexhepi, Musa Dragusha dhe Safet Hoxha.

Administrata është në pritje të nominimeve eventuale nëpërmjet postës.

Proceduara e përzgjedhjes së gjyqtarit do të vazhdojë konform Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

 

Përfundon afati i ftesës/thirrjes për një gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese