Lajmet e fundit

Nga mbledhja plenare e Kuvendit

E Premte, 22.12.2017





Kuvendi i Republikës së Kosovës, i kryesuar nga Kadri Veseli, kryetar, sot, në një mbledhje të dytë, ka shqyrtuar për herë të dytë Projektligjin për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2018.

 

Pas miratoi amendamentet e propozuara nga komisioni funksional, Kuvendi miratoi projektligjin në tërësi.

 

Po ashtu, Kuvendi, me propozim të GP të LDK-së, miratoi një deklaratë, nëpërmjet të cilës dënohet gjuha fyese dhe e urrejtjes, siç thuhet në deklaratë, të përdorur nga përfaqësuesi i OVL të UÇK-së për vrasjet politike të veprimtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

 

Në këtë mbledhje u betua edhe deputeti i ri i Kuvendit, Muharrem Nitaj, i cili zëvendëson deputetin e deritashëm Agim Aliu.

 

Nga mbledhja plenare e KuvenditNga mbledhja plenare e KuvenditNga mbledhja plenare e KuvenditNga mbledhja plenare e Kuvendit