Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
E Enjte, 21.12.2017
Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, mbajti sot mbledhjen e radhës, të drejtuar nga Kadri Veseli, në të cilën morën pjesë edhe kryetarët e grupeve parlamentare.
Në këtë mbledhje, kryesia shqyrtoi kërkesën e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit.
Konform kërkesës, u vendos që seanca e jashtëzakonshme të mbahet të premten, më 22 dhjetor 2017, në orën 14:00, në të cilën do të bëhet shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2018.
Me këtë seancë përfundon edhe sesioni vjeshtor i punimeve të Kuvendit.
Sesioni i ri fillon të hënën e tretë të muajit janar të vitit të ardhshëm, përkatësisht më 15 janar 2018.