Lajmet e fundit
Nga Mbledhja e komisionit për Integrime Evropiane
E Mërkure, 20.12.2017
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Integrime Evropiane, të cilën e kryesoi Blerta Deliu-Kodra, kryetare, u shqyrtua Projektligji për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2018, me amendamentet e Komisionit funksional,
nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.
Anëtarët e komisionit theksuan se ky projektligj është në përputhshmëri me legjislacionin e BE-së dhe si i tillë mund të miratohet me procedurë të rregullt në Kuvend.