Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Bujqësi…
E Mërkure, 23.01.2019
Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor, në mbledhjen e sotme, të drejtuar nga Muharrem Nitaj, kryetar, shqyrtoi dhe miratoi raportin e punës së Komisionit për vitin 2018.
Komisioni shqyrtoi po ashtu edhe draft Planit të punës për vitin 2019, i cili pas plotësimit, pritet të shqyrtohet serish në mbledhjen e radhës, sikurse edhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-042 për rregullimin e shërbimeve të ujit.